Një shtetas nga Kosova, 46 vjeç, ka vdekur në një aksident në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has. Mjeti sportiv që drejtonte u përmbys.
Viktima është identifikuar me inicialet A. Q. Në mjet ndodhej edhe vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se mjeti është përmbysur aksidentalisht, çka solli vdekjen e drejtuesit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.