Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) shqyrton të hënën kërkesën e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Seanca është caktuar të nisë në orën 13:00.
Kërkesën e Hysenit do ta gjykojë gjyqtari Florian Kalaja. Në seancë priten të dëgjohen argumentet e palëve lidhur me masën e sigurisë që ka aktualisht ish-kryesja e SHISH.
Në përfundim të shqyrtimit gjykata do të vendosë nëse masa ndryshon, ose nëse Hyseni vijon të qëndrojë në arrest shtëpie.