Kronikë Nr. 0064/2026

Një i maskuar me armë futet në bankë në Tiranë, merr para dhe ikën

Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një filial të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Policia thuhet se e ka identifikuar të dyshuarin dhe po punon për ta arrestuar.

Një i maskuar me armë futet në bankë në Tiranë, merr para dhe ikën
Fig. 01

Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur mëngjesin e së hënës një filial të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet për kapjen e autorit.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari hyri në ambientet e bankës dhe i kërcënoi punonjësit me armë zjarri. Pasi mori një shumë parash, ai u largua në drejtim të paditur.

Pas ngjarjes u publikuan pamje nga vendi, ku duken forcat e Policisë përreth filialit bankar. Aty janë kryer veprimet e para hetimore.

Po sipas informacioneve paraprake, policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Deri tani nuk ka njoftim zyrtar për shumën e marrë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka pasur të lënduar gjatë incidentit. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat e grabitjes.

Burimet dhe metodologjia

Ky artikull bazohet në burime zyrtare, dokumente, të dhëna publike dhe dëshmi të verifikuara në mënyrë të pavarur. Kemi kërkuar koment nga palët e përmendura. Personat e përmendur gëzojnë prezumimin e pafajësisë derisa të provohet e kundërta me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Dosja
Nr. 0064/2026
Publikuar
2 nëntor 2026
Përditësuar
2 nëntor 2026
Gjatësia
141 fjalë

Keni vënë re një pasaktësi? Na shkruani për korrigjim.